Dy aktakuza për Kryesuesin e Asamblesë në Viti

Lajme

Dy aktakuza për Kryesuesin e Asamblesë në Viti

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 10:24

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tjetër aktakuzë ndaj kryesuesit të Asamblesë Komunale të Vitisë.
Naim Pira në aktakuzën e re akuzohet për mashtrim në votime gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit 2010.
Të akuzuar po për mashtrim në votime janë edhe Ramadan Zuka, Avni Ostrogllava, Fatlum Demiri, Baki Musa, Arian Kuka dhe Bajram Pira.

Sipas aktakuzës në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 12 dhjetor të vitit 2010, në qendrën e votimit 2605D/01, i pandehuri Naim Pira në cilësinë e kryetarit të komisionit votues dhe Ramadan Zuka, Avni Ostrogllava, Fatlum Demiri, Baki Musa, Arian Kuka dhe Bajram Pira në cilësinë e anëtarëve të komisionit votues kanë manipuluar 861 vota, ashtu që subjekteve politike u kanë shtuar apo hequr votat e qytetarëve, duke u bërë favore subjekteve të tyre politike.
I kontaktuar nga KALLXO.com kryesuesi i Asamblesë së Vitisë Naim Pira tha se është i gatshëm që të ballafaqohet me drejtësinë kurdoherë dhe se nuk ka frikë nga këto aktakuza, pasi që sipas tij veprimet veprimet i ka kryer konform ligjit.

Pira shtoi se për aktakuzën për mashtrime në votime ka qenë i informuar që nga viti 2010, por deri më tash nuk ka pasur asnjë ftesë nga gjykata.

Ndaj kryesuesit Pira është ngritur edhe një aktakuzë tjetër në të cilën ai ngarkohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, ngase sipas prokurorisë u ka dhënë mëditje edhe asamblistëve që nuk kanë marrë pjesë nëpër seanca të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat