Kosova dhe SHBA-të, Memorandum të Mirëkuptimit në fushën e Forenzikes

Lajme

Kosova dhe SHBA-të, Memorandum të Mirëkuptimit në fushën e Forenzikes

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 09:46

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka nënshkruar në Byronë Federale të Hetimeve (FBI), në Washington, Memorandum Mirëkuptimi me Christopher T. Doss, asistent drejtor i divizionit të laboratorit, që ka për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe ShBA-ve në fushën e forenzikës.

Nga ky Memorandum, Kosova do të përfitojë nga ekspertiza e ShBA-ve në luftimin e krimeve të rënda, përfshi edhe terrorizmin.

Para nënshkrimit, ministri Hyseni ka pasur rastin të zhvillojë një bisedë me drejtorin e FBI-së. Të dytë janë shprehur të bindur se kjo marrëveshje do të lehtësojë punën e të dyja palëve në luftimin e krimit në kuadër të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.

Drejtori i FBI-së, u shpreh pozitivisht dhe i vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës në luftimin e Kosovës me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat