Liderët opozitarë, takim me të rinjtë e Pejës

Lajme

Liderët opozitarë, takim me të rinjtë e Pejës

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 08:03

Në kuadër të përgatitjeve për protestën e 17 shkurtit, liderët opozitarë, Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i NISMË-s, sot mbajnë takim me të rinjtë e Komunës së Pejës.

Takimi do të mbahet në orën 17:00, ndërsa, sipas njoftimit për media të AAK-së, Haradinaj më pas vazhdon i vetëm takimet me banorët e fshatit Qyshk dhe Vitomiricë në këtë komunë.

Opozita, së fundmi është duke kryer përgatitjet kryesore për këtë protestë, duke mobilizuar qytetarët si synim masivizimin e potencialit protestues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat