VV-ja kërkon largimin e Qeverisë me protesta për të vendosur standard për të ardhmen

Lajme

VV-ja kërkon largimin e Qeverisë me protesta për të vendosur standard për të ardhmen

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 07:16

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka vlerësuar se rruga e vetme për daljen nga situata aktuale politike në vend është largimi i Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje.

Mirëpo, sipas tij, artikulimi i kësaj kërkese është me rëndësi që të bëhet përmes protestave në mënyrë që kjo Qeveri, por edhe qeveritë e ardhshme të kuptojnë se nuk mund të vendosin e të qeverisin në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës.

"Në këtë situatë mendojmë që rruga e vetme përpara për Republikën e Kosovës dhe rruga e vetme që do ta mbronte sadopak Republikën dhe sadopak idenë e demokracisë përbrenda kësaj Republike janë largimi i Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të reja, ku subjektet politike do të garonin për një legjitimitet të ri institucional", ka thënë Ymeri, gjatë një tryeze të diskutimit me aktivistët e shoqërisë civile në Prizren.

Ai ka theksuar se në këtë mënyrë do të mundësohej edhe ndryshimi i mentalitetit të deritanishëm qeverisës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat