Një fotograf francez ka vizituar disa fshatra në Gjirin Persik dhe ishullin e Qeshm.
Aty ai ka hasur me një traditë tepër të veçantë të femrave vendase.
Ato përdorin një maskë të çuditshme në formë mustaqesh në fytyrë.
“E kemi vendosur që në moshën 9-vjeçare”, thotë një prej femrave irakene teksa shpjegon historinë e këtyre maskave.
Ato përdoreshin shekuj më parë për të mashtruar pushtuesit.
Nga larg, femrat me këto maska dukeshin si meshkuj me mustaqe dhe nuk ngacmoheshin.
Por megjithë evoluimin e traditave, femrat irakene e kanë mbajtur të paprekur ndër shekuj këtë traditë të çuditshme.