Pirshtina pa asnjë aktivitet për shënimin e Ditës së Pavarësisë

Lajme

Pirshtina pa asnjë aktivitet për shënimin e Ditës së Pavarësisë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 23:50

Organizata INPO ka reaguar ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës, të cilët kanë thënë se nuk do të organizojnë asnjë aktivitet për të shënuar 8 vjetorin e Pavarësisë.

Rreth kësaj çështjeje ka folur Albulena Nrecaj e cila ka qenë e ftuar në Kosova Direk të emisionit Ora e Fundit.

“Edhe në vitin e kaluar ata nuk kishin organizuar asnjë aktivitet”.

“Këtë fazë të gjitha komunat organizojnë agjendat e tyre për të shënuar tetë vjetorin e Pavarësisë”.

“Kësi soji ne kemi komunikuar me Komunën e Prishtinës ku kemi kërkuar të na spjegojnë pse komuna e Prishtinës nuk do të organizojë asgje për 17 shkurtin”.

“Ata na kanë thënë se Pavarësia e Kosovës ju takon institucioneve shtetërore, gjithashtu janë arsyetura se ate ditë është paralajmëruar edhe protesta e opozitës”.

Nrecaj ka thënë se këto aktivitete duhet të shihen si të ndara, protesta dhe aktivitetet për shënimin e 8 vjetorit të Pavarësisë.

“Ne e ftjmë komunën të ndërtojnë agjendën për shënimin e kësaj dite, të vendosen simbolet shtetërore, të organizohen gara sportive, të bëhën orë letrare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat