Natali Velija ankohet nga burgu (Video)

Lajme

Natali Velija ankohet nga burgu (Video)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 23:09

E dënuar me 12 vjet burg, për shkak të skandalit të pasaportave, Natali Velija, e cila po e vuan dënimin në burgun e femrave në Lipjan, ankohet se nuk i ka punët mirë me shëndet.

Në intervistën dhënë për emisionin “Betimi për Drejtësi”, Velija – e cila tash e 38 muaj është në burg- thotë se ka hyrë në burg me një sëmundje, e tash i ka pesë të tilla.

“Kam hyrë me astmë e tash kam probleme me kurriz, me dhëmbë, me trombozën e me mungesë vitaminash që po më shkakton probleme”, ka thënë Velija.

Velija ka kritikuar institucionet e Kosovës që sipas saj nuk po bëjnë asgjë për të ofruar kushte më të mira në Qendrën Korrektuese në Lipjan, transmeton Insajderi.

“Kemi fjetur në sfungjerë që kanë qenë katastrofë. Nuk ka çarçafë e as kurgjë tjetër të pastërt. Ta japin një brushë për pastrimin e dhëmbëve dhe nëse nuk e blen vet, atë duhet ta përdorësh deri sa të dalësh nga burgu”, ka thënë Velija.

Sipas saj, më së keqi është kujdesi shëndetësor dhe ushqimi.

“Prej që kam ardhur këtu, ushqimi është i njëjti. Është rutinë. Kardiologu ma ka ndaluar ta ha këtë ushqim por këta në burg nuk lejojnë më shumë se 5 kilogram që gjë që është pak ushqim”, ka thënë Velija.

Të njëjtat akuza i ka pasur edhe e burgosura për vrasje, Besarta Kastrati –Harxhi sipas së cilës oficeret në këtë burg trajtojnë në mënyrë selektive të burgosurat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat