Deda: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Lajme

Deda: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 22:49

Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda thotë se edhe Thaçi e Mustafa e dinë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Ai ka thënë se Thaçi e Mustafa kanë nisur tubimet me qytetarë si liderë partish dhe kjo tregon se ata e dinë se zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, këtë e dinë edhe ata, për këtë kanë nisur të sjellën jo si kryeministër e ministër por si liderë partish”, ka thënë Deda në emisionin Click të RTV 21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat