Hoxhaj: Demarkacioni temë e shpikur

Lajme

Hoxhaj: Demarkacioni temë e shpikur

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:20

Nënkryetatri i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka deklaruar se demarkacioni është një temë e shpikur.

Në emisionin ‘Republika’ me Dardan Gashin Hoxhaj është shprehur se megjithëse beson se kjo është një temë e shpikur nga opozita, PDK dhe koalicioni qeverisës nuk do ta dërgojë në Kuvend për ratifikim këtë marrëveshje derisa të sqarohet në detaje përcaktimi i pikës kufitare.

‘Përderisa nuk sqarohet me detaje përcaktimi i vijës kufitare sidmos ato të kontestuara nga opozita, Qeveria dhe PDK nuk do ta sjellin marrëveshjen për ratifikim në Kuvend.

Komisioni do ta bëjë punën e tij dhe besoj se do të dal që kjo ka qenë një temë e shpikur” është shprehur Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat