EULEX-i shkel të drejtat e njeriut

Lajme

EULEX-i shkel të drejtat e njeriut

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:10

Seanca e 28-të e Panelit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, është mbajtur nga 11 deri më 13 nëntor 2015. Në tre lëndë, Paneli ka shpallur se EULEX-i ka shkelur të drejtat e ankuesve kurse një lëndë është shpallur e papranueshme. Paneli ka marrë dy vendime pasuese në lëndët ku më herët kishte konstatuar shkelje të të drejtave të ankuesve.


Nga qershori deri në dhjetor 2015, Misioni i EULEX-it, së paku në tre raste, ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut. Ky konstatim është bërë nga Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut që vepron në kuadër të këtij misioni.

Rastet kanë të bëjnë me hetimet e kryera nga EULEX-it rreth vrasjeve dhe zhdukjeve që kanë ndodhur në vitin 1999 dhe 2000. Lajmi.net i sjell në vazhdim disa nga këto raste.

Kështu, paneli i ka gjetur se ankesat janë të pranueshme në të gjitha rastet dhe ka kërkuar nga palët që të ofrojnë vërejtje shtesë mbi bazueshmërinë e ankesave, raporton lajmi
Ndër këto raste është edhe ajo e Desanka dhe Zoran Stanisic të cilët janë ankuar ndaj EULEX-it, për shkak se në të gjitha lëndët, prokurorët e EULEX-it në krye të hetimeve kanë hedhur poshtë kallëzimet penale të paraqitura nga ankuesit.
“Për më tepër, ankuesve nuk ju është dhënë asnjë arsye rreth vendimeve të prokurorëve që t’i përfundonin lëndët”, shkruan në dokumentin e publikuar nga Paneli.

Paneli ka gjetur se shkelje tjetër e kryer nga EULEX-i është ajo e rastit të Fitim Maksutaj, pasi është vërtetuar se procedurat nuk janë kryer me kujdesin e nevojshëm dhe në mënyrë të duhur.
Gjithashtu ky panel, ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e EULEX-it edhe në në lëndën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat