Kapet “La Padrona”: Bankomati i “El Chapos

Lajme

Kapet “La Padrona”: Bankomati i “El Chapos

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 20:10

Të gjithë e njohin si “La Padrona”, për shkak të metodave të saj brutale në ekzekutimin e urdhrave dhe mënyrës së veprimit.


55-vjeçarja Guadalupe Fernandez Valencia është arrestuar mëngjesin e sotëm në Culiacan, Meksikë.


Ajo njihej si “lavatriçja” apo “bankomati” i kriminelit të njohur El Chapo.


“Padrona” merrej me pastrimin e parave të drogës duke i investuar miliardat e kartelit Sinaloa në vende të ndryshme.


Një arrestim i rëndësishëm për të ndjekur rrjedhën e qarkullimit të parave të drogës.


Prej muajsh ajo ishte në kërkim dhe Uashingtoni zyrtar kishte dërguar një kërkesë ekstradimi.


Pas “El Chapos” ajo ishte figura më e rëndësishme e kartelit të drogës Sinaloa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat