Nxënësja 14 vjeçare u përdhunua për 14 orë para se të mbytej (Foto)

Lajme

Nxënësja 14 vjeçare u përdhunua për 14 orë para se të mbytej (Foto)

Nga: Arben Sylejmani Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:22

Familja e nxënëses së vrarë, Milly Dowler ka zbuluar detaje pikëlluese për orët e fundit të bijës së tyre, pasi vrasësi i saj, Levi Bellfield më në fund ka pranuar krimin.

Më shumë se një dekadë pas vdekjes së vajzës së tyre, prindërve të Miley-së, Bob dhe Sally Dowler u është thënë nga policia se e bija e tyre ishte mbajtur për 14 orë, ku është torturuar dhe përdhunuar para se mbytej për vdekje.

Ata kanë thënë se shpresojnë se më në fund 'shpirti i sa mund të pushoj në paqe pasi që vrasësit të saj i është dhënë dënimi i merituar.

"Bellfield i ka thënë policisë se pas rrëmbimit të Milly, ajo është çuar në banesë e tij disa oborre larg nga Walton Station, pastaj e kanë çuar atë në shtëpinë e nënës së tij. Por më pas e kanë vënë atë në një rrugë me pemë të gjatë dhe më pas e ka përdhunuar në mes të ditës mbi bagazhin e makinës së tij”, ka thënë familja e saj.

'Bellfield pastaj e ka zhvendosur atë në një vend tjetër, ku e ka përdhunuar dhe torturuar për disa orë, deri të nesërmen, kur ai më në fund e ka mbytur atë".

Milly ishte rrëmbyer nga rruga, përderisa po kthehej nga shkolla për në shtëpinë e saj në Walton-on-Thames, Surrey, në mars të vitit 2002.

Kurse, trupi i saj është gjetur në një pyll në Yateley Heath, Hampshire - 25 milje nga Walton-on-Thames.

Bellfield, 47 vjeçari, i cili tani e quan veten Jusuf Rahim, është dënuar me burg të përjetshëm në qershor 2011, për masakrën brutale ndaj tw miturës./Bota sot






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat