NATO, plane për rritjen e pranisë në Evropën Lindore

Lajme

NATO, plane për rritjen e pranisë në Evropën Lindore

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:00

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se rritja e pranisë së aleancës në Evropën Lindore i dërgon një "sinjal të qartë" çdo agresori të mundshëm.

Duke folur sot në Bruksel në prag të një takimi dy-ditor të Ministrave të mbrojtjes të NATO-s, zoti Jens Stoltenberg, iu referua qartë Rusisë dhe tha se "NATO-ja do t’i përgjigjet si një e vetme çdo agresioni kundër çdo aleati.”

Që nga marrja e Krimesë nga Rusia rreth dy vjet më parë, aleanca ushtarake perëndimore ka qenë gjithnjë e më e shqetësuar se Moska mund të pushtonte me shpejtësi Poloninë apo shtetet baltike.

Ministrat e mbrojtjes pritet të diskutojnë gjithashtu kërkesën e Turqisë që NATO-ja të ndihmojë për të frenuar fluksin e emigrantëve në Europë./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat