Testi i frikshëm: Ja si stërviten marinsat amerikanë (Video)

Lajme

Testi i frikshëm: Ja si stërviten marinsat amerikanë (Video)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 18:39

Është e njohur se marinsat amerikanë bëjnë trajnime të vështira dhe ndonjëherë edhe brutale.


Para se të lejohen të shkojnë në fushën e betejës, ata duhet të qëndrojnë disa muaj në trajnime të vështira dhe intensive. Dhe simulimi i rrëzimit të helikopterit është një nga stërvitjet më të tmerrshme.


Shumica e atyre që të nënshkruajnë për trajnim janë të bindur se ata mund të kalojnë të gjitha detyrat dhe të bëhen marinsa.


Megjithatë, shumica e kandidatëve heqin dorë që pas trajnimit të parë, sepse ata nuk mund të përballojnë presionin e trajnimit.


E ushtrimi ku bëhet simulimi i rrëzimit të helikopterit në ujë është një nga stërvitjet më të vështira për marinsat.


Përveçse ata “thithin” ujë në helikopter, sytë e tyre janë të mbyllur, dhe duhet që “verbërisht” të dalin nga aty.


Regjistrimi i stërvitjes që është postuar në Youtube edhe një herë tregon se sa është e nevojshme rezistenca për ata që duan tu bashkohen të famshmeve Trupa të Marinës amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat