Agresiviteti i opozitës mund të eskalojë dhunë në protestë

Lajme

Agresiviteti i opozitës mund të eskalojë dhunë në protestë

Nga: Arben Sylejmani Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:46

Përderisa përfaqësuesit e opozitës së bashkuar thonë, se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për protestën e 17 shkurtit, që sipas tyre do të jetë masovike dhe paqësore, njohësit e sigurisë në vend frikësohen se edhe në këtë protestë do të paraqitet skenari i njëjtë i dhunës.

Madje sipas tyre, për eskalimin e situatës në këtë protestë mund të përfshin edhe njerëz nga shtet fqinje të cilat duan të destabilizojnë Kosovën.

“Ajo çka është shqetësim i imi është se eskalimin e skajshëm ekstrem mund ta bënë dora e tretë që involvohet në këtë punë, do të thotë ata që gjithnjë trumbetojnë se Kosova është shtet jo funksional. Në radhë të parë Serbia është e interesuar që në Kosovë të dalin gjërat jashtë kontrollit”, thotë për “Bota sot”, njohësi i sigurisë Fadil Kajtazi. Ai shpreson se opozita do të jetë e kujdesshme që mos të lejoj eskalimin e situatës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare thonë, se protesta e 17 shkurtit do të jetë paqësore.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat