Prishet koalicioni NISMA-LDK (Dokument)

Lajme

Prishet koalicioni NISMA-LDK (Dokument)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:25

NISMA për Kosovën në Malishevë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se koalicioni NISMA-LDK në Malishevë është prishur.

Koalicioni mes LDK’së dhe Nismas në Malisheve vitin e kaluar ishte afër prishjes përshkak të moszbatimit të marrëveshjes – ku postin e nënkryetarin duhet ta merrte LDK’ja.

Anëtari i kryesisë së LDK-së në Malishevë, Fetah Rudi kishte thënë se nëse nuk zbatohet marrëveshja e koalicionit në mes partisë së tij dhe NISMA-s do të prishet koalicioni.

Rudi kishte thënë se janë duke pritur që të zbatohet marrëveshje, ku posti i nënkryetari të Komunës së Malishevës i takon LDK-së.

Mirëpo, kryetarin e Malishevës nga NISMA, Ragip Begaj, po e pengon që Rudi lëviz me karrocë invalidësh.

Media ka raportuar kur kryetari Ragip Begaj, ka thënë Rudi s'mund të jetë Nënkryetar komune sepse është në karrocë. Në një intervistë Fetah Rudi, ka thënë se s’ka probleme shëndetësore.

Më poshtë keni edhe foto që dëshmojnë këtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat