​Ashkalinjtë falënderojnë Jahjagën për mbështetje

Lajme

​Ashkalinjtë falënderojnë Jahjagën për mbështetje

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:21

Në prag të shënimit të 15 shkurtit, Ditës së komunitetit Ashkali, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, priti në takim një delegacion me përfaqësues të këtij komunitetit, i cili udhëhiqej nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi.

Jahjaga përgëzoi Ademin dhe anëtarët e tjerë të këtij delegacioni, për punën dhe angazhimin e tyre konkret, në përmirësimin e kushteve të jetës dhe të punës, për të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ashkali në Kosovë.

Ndërsa deputeti Danush Ademi, e falënderoi presidenten Jahjaga, për mbështetjen e vazhdueshme, që i ka ofruar këtij komuniteti, në realizimin e plotë të të gjitha të drejtave të tyre të garantuara me kushtetutën e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat