​Takohet Opozita: Jemi me të vendosur se kurrë

Lajme

​Takohet Opozita: Jemi me të vendosur se kurrë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 15:42

Tre liderët e Opozitës janë takuar sot sërish por larg syve të mediave.

Në një komunikatë për media që është dërguar nga zyra për media e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thuhet se tre liderët Haradinaj, Ymeri dhe Limaj, kanë thënë pas takimit se kundërshtimi politik opozitarë është i vendosur dhe do të vazhdojë të jetë më i fuqishëm se asnjëherë më parë.

Sipas opozitës kjo do të vazhdojë deri në shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Protesta e 17 Shkurtit, do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuara deri me tash”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat