SHBA: Ministiri i Punëve të Brendeshme të Kosovës për vizitë zyrtare në Washington (Foto)

Lajme

SHBA: Ministiri i Punëve të Brendeshme të Kosovës për vizitë zyrtare në Washington (Foto)

Nga: Beqir Sina - New York Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 15:28

WASHINGTON D.C:“Partneriteti strategjik funksional, që tashmë është përmbajtësor, midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit është i pazëvendësueshëm,” thotë në statusin e tij në rrjetin social “Facebook” Ministiri i Punëve të Brendeshme të Kosovës zoti Skender Hyseni.

Gjatë ditës së djeshme ai ka takuar z. Bruce Swartz, zëvendës-asistent i Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe z. Wayne Salzgaber, zëvendës-drejtor i Byrosë Nacionale Amerikane për INTERPOL.

Ku ata simbas ministrit Hyseni kan trajtuar parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, luftimin e krimit, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar policor. 


“Bashkëbiseduesit amerikanë, shkruan Hyseni, vlerësuan lartë të arriturat e Kosovës në përballjen e saj me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin. U konstatua se tashmë Kosova ka demonstruar efikasitet në parandalim të këtyre dukurive, që Kosovën e bëjnë shembull jo vetëm për rajonin, por edhe për shumë vende tjera të botës".


Kurse - vëmendje e veçantë gjatë këtyre takimeve, siç shihet iu kushtua përfshirjes më të madhe të Kosovës në bashkëpunimin policor ndërkombëtar, veçanërisht anëtarësimit në INTERPOL.

Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm!

Në vazhdën e qëndrimit tim në Washington, sot ai ka zhvilluar takime të veçanta me znj, Marie Richards, zëvendës koordinatore për çështje rajonale e multilaterale në Byronë e Kundër-Terrorizmit, pastaj me Tom Yazdgerdi, drejtor për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, z. Mark Koumans, nga zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Homeland Security, si dhe Kongresmenin Eliot Engel.

Ministiri i Punëve të Brendeshme të Kosovës zoti Skender Hyseni, thotë se ata kan :”Trajtuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë, posaçërisht çështjet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, krimit të organizuar dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare të bashkëpunimit policor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat