Zafiri për Thaçin: Edhe spiun, edhe president i shtetit nuk shkon

Lajme

Zafiri për Thaçin: Edhe spiun, edhe president i shtetit nuk shkon

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 13:50

Deputeti i “Nisma për Kosovën”, Zafir Berisha, në emisionin “Info - Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se çdo ditë e më shumë po afrohet fundi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në skenën politike.

Sipas tij, mos zgjedhja e Thaçit si President i Kosovës, do të jetë goditja e cila do ta mposht atë në politikën kosovare, duke shtuar se edhe brenda PDK-së, ndonëse nuk kanë guxim që të flasin, ka mjaft zëra që janë të pakënaqur me shefin e tyre të partisë.

“Para disa ditëve ka dal një zyrtar francez – pjesë e shërbimit sekret të këtij shtetit, dhe ka deklaruar se Hashim Thaçi ka qenë shërbëtor i shërbimit francez. Unë mendoj se dhe spiun edhe president i shtetit nuk shkon”, ka shtuar Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat