Ivanoviq lirohet përkohësisht nga burgu

Lajme

Ivanoviq lirohet përkohësisht nga burgu

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 12:54

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, do të lirohet sot nga burgu për disa orë, për të festuar ditëlindjen e pestë të djalit të tij.

Kjo nuk është hera e parë që Gjykata Themelore në Mitrovicë i mundëson Ivanoviqit të dal nga burgu. Ai gjithashtu, kishte dal nga burgu për të vizituar kishën për një rast.

Ivanoviq është gjykuar nga Gjykata Themelore për krime lufte dhe të pasluftës në Mitrovicë. Ai është dënuar me nëntë vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat