Gecaj: Spo besoj që Ramushi ka ra në derexhe sa me i dhanë mend Visar Ymeri

Lajme

Gecaj: Spo besoj që Ramushi ka ra në derexhe sa me i dhanë mend Visar Ymeri

Nga: M.L. Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 11:53

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, nuk e beson që Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ra në “derexhe”, sa me i dhënë mend Kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri.

“Ku gaboi Haradinaj? Imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste Vetëvendosjes (LAV), Visar Ymeri, u paska thënë mediave se Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) paska gabuar kur ka shkuar në takimin e thirrur nga Presidentja Jahjaga! S’po besoj që ka ra Ramushi në atë derexhe sa me i dhënë mend ky zotëria që e konsideron intervenimin e NATO-s në Kosovë “për interesa të imperializmit amerikan”. Dhe e dyta, gabimi i vetëm i Haradinjat, do të ishte nëse do të vazhdonte të shfrytëzohet nga kjo lëvizje antiamerikane, ndërkohë që kuluareve s’po lenë gjë pa thënë për veprimtarinë e tij dhe të Limajt”, shkruan Gecaj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat