Federata e Auto-Shkollave kundërshtojnë çmimin e orëve për patentë-shofer

Lajme

Federata e Auto-Shkollave kundërshtojnë çmimin e orëve për patentë-shofer

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 10:39

Pas miratimit të projektligjit për Patentë-Shofer dje në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Federata e Auto- Shkollave të Kosovës, kundërshtojnë çmimin e orëve praktike dhe teorike për patentë shofer.

Sipas projektligjit për patentë-shofer parashihet që çmimorja të jetë caktuar çmimin si në vijim 2.08 €/ një orë teorike dhe 7.28 €/ një orë praktike.

Kryetari i Federatës së Auto- Shkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, ka thënë se çmimi nuk mund të përcaktoj Ministria e Infrastrukturës.

“Ata kanë menduar këtë çmim. Por ata nuk mund ta përcaktojnë çmimin sepse pastaj janë në kundërshtim me ligjet sepse ne jemi biznese private dhe në ekonomit e vogla përcaktimi i çmimeve janë të pavarura” tha për lajmi Xhemshit Cakolli.

Ai gjithashtu tha se çmimin e përcaktuar e kundërshtojnë të gjitha auto shkollat në Kosovë.
“Ne nuk e përkrahim atë çmim, se nuk është në rregull që të paguhet 7 euro një orë. Me këtë çmim nuk mbulohen as shpenzimet elementare. Asnjë auto -shkollë në Kosovë nuk e përkrah këtë çmim. Në vendet e rajonit janë 20 euro një orë praktike ndërsa këtu 7 euro”.

Në Federatën e Auto-Shkollave të Kosovës, thonë se me miratimin e projektligjit për patentë shofer në Kuvendin e Kosovës, kosto vetëm e pjesës teorike dhe praktike, pa futur këtu taksat administrative dhe të tjerat, do të shkojë nga 300 deri në 400 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat