Kastrati: Vegla "kondome" brenda LDK-së për t`i përmbushur nevojat e opozitës

Lajme

Kastrati: Vegla "kondome" brenda LDK-së për t`i përmbushur nevojat e opozitës

Nga: Mimozë Lakna Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 09:55

Publicisti Rexhep Kastrati, i ka komentuar deklaratat e krerërve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë thënë se mund të bëjnë koalicion me një pjesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Për sektën okulte të Albinit, Vjosa po bëka të jetë kryetare e LDK-së! Bile nëse do të vinte ajo në krye të LDK-së, nuk do të kishte problem të bashkëpunonte me të. Dardan Molliqaj, para pak ditësh tha se do t'i fitojnë zgjedhjet, bile do t'i fitojnë 45 kuvendarë, e pastaj do të bëjnë koalicion me serbët dhe me një fraksion të LDK-së. Dhe duket fraksioni i LDK-së na qenkësh pikërisht një LDK e bërë copash si më 2006, dhe pushtimi i saj nga veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, dhe si e tillë veç të mbushë nevojat e të tjerëve. Për të ndodhur kjo, së pari duhet të rrëzohet kryeministri Mustafa dhe qeveria që drejton; së dyti, të dorëhiqet Isa Mustafa nga kreu i LDK-së, si pasojë e rënies së qeverisë; së treti, të çahet LDK; së katërti, të vijë Vjosa në krye të fraksionit LDK”, shkruan Kastrati në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, ky është skenari i opozitës dhe i të tjerëve që angazhohen kundër LDK-së, kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër qeverisë që drejton.

“Angazhimi i veglave kondomë brenda e rreth LDK-së për ta rrëzuar qeverinë, në fakt e bën edhe më të qartë sintagmën apo togun terminologjik në fjalë. Pra, kur flas për vegla kondomë brenda e rreth LDK-së, flas për njerëz që janë brenda, por edhe rreth LDK-së, e që në mënyrë të vazhdueshme angazhohen për të realizuar skenarë dhe interesa të të tjerëve e në dëm të LDK-së dhe të vendit. Dhe Vjosa në këtë drejtim ka treguar një përkushtim të madh që nga koha e ËLAN-it e këndej, qoftë me mosvotimin e Isa Mustafës kryeministër, qoftë me fushatën primitive për ta pushtuar LDK-në para, gjatë dhe pas Kuvendit të VIII, qoftë edhe me shpërfaqje qëndrimesh në përputhje me qëndrimet e opozitës, thekson tutje ai. Vjosa Osmani do të mbahet mend për shpikjen origjinale që koalicionet ndërmjet partive të bëhen me referndum, që është shumë afër qëndrimit të sektës okulte të Albinit për ndarjen e Kosovës me referendum, e që e paraqet si bashkim të Kosovës me shtetin shqiptar, me referendum. Një marrëzi tjetër ka qenë edhe një plan pesëpikësh, të përbashkët me Ilir Dedën, me të cilin do të suprimoheshin disa procedura, kompetenca ligjore dhe kushtetuese të trupave të Kuvendit dhe të vetë Kuvendit. Pra, është një numër marrëzish dhe budallallëqesh qesharake që ka pjellë analfabetja politike dhe profesionale, e që e ka afruar me të marrë dhe injorantë tjerë politikë”, përfundon publicisti Kastrati shkrimin e tij./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat