Hyseni takon sot drejtorin e FBI-së

Lajme

Hyseni takon sot drejtorin e FBI-së

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 09:34

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, ka zhvilluar takime të veçanta me Marie Richards, zëvendës koordinatore për çështje rajonale e multilaterale në Byronë e Kundër-Terrorizmit.

Në vazhdën e qëndrimit të tij në Washington, ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka zhvilluar takime të veçanta me Marie Richards, zëvendës koordinatore për çështje rajonale e multilaterale në Byronë e Kundër-Terrorizmit, Tom Yazdgerdi, drejtor për Ballkan në Departamentin e Shtetit, Mark Koumans, nga zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Departamentit të Homeland Security, si dhe Kongresmenin, z. Eliot Engel.

Në të gjitha këto takime u trajtuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë, posaçërisht çështjet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, krimit të organizuar dhe anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare të bashkëpunimit policor.

Sot pasdite, ministri Hyseni takon drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) me ç’rast do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Forenzikes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat