Kishës në kampusin e UP-së s’mund t’i ndërrohet destinimi

Lajme

Kishës në kampusin e UP-së s’mund t’i ndërrohet destinimi

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 07:21

Këshilltari i institucioneve qeveritare për trashëgimi kulturore dhe fetare Dimitris Moschopoulos nuk e diskuton fare kohën, qëllimin e as aspektin ligjor të ndërtimit të kishës ortodokse serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas tij kisha duhet të mbetet ashtu si është dhe nuk bën t’i ndërrohet destinimi.

“Hapësira ku është e ndërtuar Kisha është pronë e Kishës Ortodokse. Kisha nuk mund të shndërrohet në diçka tjetër”, shkruan në letrën e Moschopoulos të lexuar nga Joanna Hanson në debatin “Çfarë të bëjmë me kishën e papërfunduar në qendër të Prishtinës?” të organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim, mbrëmjen e së martës në Prishtinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat