​I plagosuri në sheshin “Zahir Pajaziti”, jashtë rrezikut për jetë

Lajme

​I plagosuri në sheshin “Zahir Pajaziti”, jashtë rrezikut për jetë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 01:13

Pacienti që është dërguar në Emergjencë për të marrë tretman mjekësor, pasi pësoi lëndim nga një plumb si pasojë e të shtënave me armë në sheshin “Zahir Pajaziti”, është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu konfirmoi për KosovaPress Avdush Bajgora, mjeku kujdestar që është duke e trajtuar viktimën e incidentit të ndodhur sot rreth orës 21:00.

“Pacienti është i plagosur në regjionin lumbal në anën e djathtë. Është një plumb që i ka kaluar rreth vrimës hyrëse dhe vrimës dalëse. Nuk i ka atakuar organet, por është vetëm nënlëkurore dhe e ka prekur pjesën dhjamore. Pacienti është jashtë rrezikut për jetë”, tha Bajgora.

Ndërkohë, Policia e Kosovës vazhdon të hetojë rastin për të dhënë detaje të reja rreth incidentit me armë zjarri në shesh.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat