Komandant Çakalla 600 ditë në qeli

Lajme

Komandant Çakalla 600 ditë në qeli

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:52

Ku kriste pushka, në zonën e orizores në Kumanovë, aty ishte edhe Avdil Jakupi nga Haraqina e Shkupit.
E pasi ishte ushtar i devotshëm, ky ishte emëruar edhe komandant.

Ndërsa, duke qenë edhe i zëshëm, iu dha nofka Çakalla.

Kështu, me urdhra e britma luftoi deri në fundin e konfliktit në Maqedoni.

Por, edhe kur përfunduan luftimet i, këtij nuk iu ndalën problemet me forcat maqedonase.

Shteti e akuzoi për terrorizëm, ndërsa kur kishin shkuar që ta arrestonin, pati rezistuar, duke rrëmbyer dy policë.
Më pas ishte strehuar në Kosovë, ku në vitin 2003, ishte kapur nga Interpoli, për tu ekstraduar në Maqedoni.

E në shtetin e tij, atij iu ngritën dy aktakuza, në bazë të të cilave u dënua me 15 vjet heqje lirie.

Pasi i kaloi 12 vjet në burg, tani e lëshuan që ta kalojë një fundjavë në shtëpi.

Prandaj,e dhe vendosi që ta jap intervistën e tij të parë, për të treguar se çka heqin shqiptarët në burgun e Idrizovës në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat