Lavdërohet Hashim Thaçi: Kosovës i solla 111 njohje ndërkombëtare!

Lajme

Lavdërohet Hashim Thaçi: Kosovës i solla 111 njohje ndërkombëtare!

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:24

Ministria e Jashtme e Hashim Thaçit, e mbylli vitin 2015 me vetëm 3 njohje.

Edhe këto njohje u banë nga shtete për të cilët pak njerëz dinë se ku bien.

Edhe pse ai kishte deklarue se nga 111 njohje, Kosova ka me e përmbyllë vitin 2015 me 120 njohje, kjo nuk ndodhi.

Nji ditë ma parë, i pyetun nga Televizioni Rrokum për këtë çashtje, Thaçi nuk ngurroi me e lavdue punën e vet, tue lanë me kuptua se të 111 njohjet kanë ardhë në kohën kur ai ishte në pushtet.

Por njohësi i situatës në vend, Naim Rashiti thotë se vala e njohjeve të mëdha ka mbarue, po sipas tij edhe këto shtete po harrojnë se Kosova asht e pamvarun.

E sigurisht që për Frashër Krasniqin e Vetëvendosjes, këto deklarata të ministrit të Jashtëm janë vetëm për me mbulue dështimet në diplomaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat