​Pacolli: Takimi i Mustafës e Thaçit me shoqërinë civile, humbje kohe

Lajme

​Pacolli: Takimi i Mustafës e Thaçit me shoqërinë civile, humbje kohe

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 22:06

​Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, takimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e mediave e ka quajtur humbje kohe.

Sipas Pacollit, ky takim nuk shërbeu asgjë përveç lavdërimit të vetes nga kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi.

“Të dashur miq, Sot ndoqa takimin e Qeverisë me shoqërinë civile dhe përfaqëuesit e mediave. Ky takim nuk ishte asgjë, përveçse humbje kohe. Aty Kryeministri dhe Ministri Jashtëm i Kosovës lavdëruan njëri-tjetrin, dhe ua humbën pak kohën gazetarëve. Rezultati i kësaj; Mbi 70% e qytetarëve janë kundër kësaj Qeverie të dobët, kundër Kryeministrit dhe Zv. Kryeministrit të Kosovës. Më duket që populli është lodhur nga fjalët boshe, premtimet, dhe nga performanca shumë e dobët e tyre, pazaret e tyre politike, mossuksesi në punë, etj. Rezultatet tregojnë qartë si qeveriset Kosova”, shkruan Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat