Hoti: Mundësia për marrëveshje mes pozitës e opozitës ka qenë deri në momentin e arrestimit të deputetëve

Lajme

Hoti: Mundësia për marrëveshje mes pozitës e opozitës ka qenë deri në momentin e arrestimit të deputetëve

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 21:39

I ftuari i parë në Rrokum Roll, ishte profesori në Departamentin e Shkencave Politike, Afrim Hoti me të clin u diskutua për gjendjen politike dhe mundesite për daljen nga kriza.

E kam thënë edhe ma heret se menyra e lidhjes se ketyne dy partive ishte e panatyrshme, tha Hoti tue ju referue koalicioni PDK-LDK.

Simbas tij, ate qe kishin me dashte nderkombetaret asht vec marreveshja, ulja ne tavoline.

“Nëse varianti i pare asht i pamundshem, atehere na natyrshem duhet me shkue te populli”, vleresoi profesori.

Hoti tha se opcioni i pare kishte me qene ma i mire per vendin, sepse qysh tha ai, kishte me tregue nji pjekuni politike.

Duke thënë se “me keto seanca u bame gaz i botes”, Hoti theksoi se kemi krize politike.

Per profesorin, ne vend egzistojne dy probleme, e ato jane: mungesa e elites politike ne Kosove dhe mungesa e vetedijes te qytetaret per vendosjen e votes.

Per problemin e pare Hoti tha se asht nji problem shume serioz, e per problemin e dyte ai tha se qytetaret duhet me u vetedijesue per peshen qe e ka vota e tij.

“Duhet me fillue ndryshimi i mentalitet, prej te rive e prej votuesve”, shtoi ai.

Kisha me qene shume i lumtun nese e kisha pa nji tolerance mes pozites e opozites”, tha Hoti tue shtue se mundesia per marrveshje mes dy blloqeve ka qene deri ne momentin e arrestimit te deputeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat