Shkrepje plumbash në Prishtinë, ka të plagosur (Foto)

Lajme

Shkrepje plumbash në Prishtinë, ka të plagosur (Foto)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 21:36

Si pasojë e të shkrepurave me armë në sheshin “Zahir Pajaziti”, incident që ndodhi sonte rreth 21:00, ka mbetur i lënduar një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, tha se me të marrë vesh për incidentin Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u kryer hetimet. Do të zbardhen rrethanat rreth këtij rasti sapo të arrijnë njoftimet tjera”, tha ai.

Ndërsa, Hoxhaj tha se personi i lënduar është dërguar në QKUK për të marr tretman mjekësor.

.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat