Shaqiri: Nëntë vite në Tanush po mbrohem prej kriminelëve të qeverisë së Shkupit

Lajme

Shaqiri: Nëntë vite në Tanush po mbrohem prej kriminelëve të qeverisë së Shkupit

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 21:11

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha thotë shumë të rinj e kanë pyetur se çfarë po ndodhë në Tanush dhe se ata janë shprehur të gatshëm ta ndihmojnë.
Ai thotë se nuk ka nevojë për ndihmë dhe se, nëse shfaqet nevoja për luftëra, ato duhet ti organizojnë shtetet tona, Shqipëria e Kosova.

“Deri në ditën e sodit kemi ende pyetje. Komandant cka po ndodh në Tanush dhe a të vijmë të ju ndihmojmë. Dhe pse ke dal në foto me kallash? Sikur kanë harruar që Komandanti që 9 vite jam me armë në Tanush. Shkurt e shqip unë nuk kam nevojë për ndihmë .Kanë kaluar kohërat e luftërave. Nëse do të ketë sulme, janë qeveritarët e Shqiprisë dhe Kosovës që do të merren me mbrojtjen e shqiptarëve. Unë jam në vendlindjen time, aty ku kam lind dhe mbrohem kundër kriminelëve të qeverisë së Shkupit dhe kam shpjeguar më herët se nuk merrem me luftëra . Mbroj veten time, e këtë të drejtë nuk mund të ma merr askush. Flm për mirëkuptim”, është shprehur Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat