E dhembshme, ja shenjat e qarta të torturës së ushtruar ndaj “Grupit të Kumanovës” (Foto)

Lajme

E dhembshme, ja shenjat e qarta të torturës së ushtruar ndaj “Grupit të Kumanovës” (Foto)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 20:52

Sot është mbajtur procesi gjyqësor i rastit “Lagjja e Trimave” në të cilin janë të akuzuar 29 pjesëmarrësit e grupit të armatosur në ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në “Lagjen e Trimave” – Kumanovë.

Ajo që deri tani është folur dhe shkruar në media, sot është dëshmuar edhe me pamje filmike dhe imazhe.

Dhuna e madhe e ushtuar nga policia maqedonase ndaj të burgosurve shqiptarë më nuk mundë të fshihet.

Në fotot e publikuara më poshtë vërehen qartë shenjat e dhunës që është ushtruar ndaj shqiptarëve, ata përpos që duken mjaft të dobësuar, në fytyrat dhe kokat e tyre kanë shenja të qarta të dhunës të shkaktuara nga mjetet e forta (kushedi çka fshihet në trupat e tyre)./Bota sot









Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat