Stanovc: Nxënësit protestojnë, nuk e duan profesoreshën e re (Video)

Lajme

Stanovc: Nxënësit protestojnë, nuk e duan profesoreshën e re (Video)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 20:24

Vijuesit e klasave të shtata dhe të teta të shkollës fillore “Migjeni” në Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, kanë djegur gomat në oborr të shkollës për të kundërshtuar arsimtaren e tyre të re.

E kjo ndodhi në prani të forcave të rendit, që këtu vetëm po vrojtojnë.

Fëmijët nuk po e duan arsimtaren e re të gjuhës shqipe Fahrie Hyseni e cila u erdhi para një jave, në vend të Isuf Haradinin, i cili vdiq në vendin e punës.

Nxënësit po kërkojnë që në vendin e mësimdhënësit të ndjerë të vijë djali i tij, Visari, i cili nuk është fare i punësuar si mësimdhënës, ani pse është i kualifikuar për një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat