Ndodh edhe kjo: Gardianja liron të burgosurin Hassan dhe arratisen sëbashku nga Cyrihu

Lajme

Ndodh edhe kjo: Gardianja liron të burgosurin Hassan dhe arratisen sëbashku nga Cyrihu

Nga: F.D. Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 19:50

Gardianja e burgut, Angela Magdici, 32 vjeçare, është bërë sebep që të lirojë nga burgu sirianin, Hasan Kiko, 27 vjeç, në natën mes të hënës dhe të martës, shkruan tabloidi zviceran, Blick.ch.

Ata duhet të kenë pasur afërsi mes njëri-tjetrit, ndërsa ngjarja është regjistruar në Dietikon të Zvicrës, përcjell Bota sot. Momentalisht ata janë në arrati, duke u larguar me BMW X1, ZH 528 411 , drejt Italisë, sipas njoftimeve paraprake.

Siriani Hassan, ishte i dënuar për katër vjet, shkaku i përdhunimit. Kjo ka tronditur burgjet e Zvicrës, pasi një e treta e punonjësve të gardianëve janë të gjinisë femërore.

Të rikujton ngjarjen e shqiptarit të burgosur në Austri

­ Një ngjarje jo e zakontë dhe e ngjashme me atë të Angelës dhe Hassanit ka ndodhur në burgun më të madh dhe më famëkeq në Austri në korrik 2013. Në ambientet e burgut “Stein” kishte lindur një histori dashurie mes një shqiptari që vuante aty dënimin dhe një gardiane austriake. Dashuria e shqiptarit Sufian H, 30 vjeç, dhe gardianes së burgut, Sandra.O, gjithashtu 30 ­vjeçare, përfundoi në shtatzëni, dhe ky ishte bërë atëherë lajmi qendror i mediave austriake. Atëkohë Sandra u përjashtua nga puna./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat