Putin i shpëton vdekjes: Dy aeroplanë rus për pak sa nuk u përplasën me aeroplanin presidencial (Video)

Lajme

Putin i shpëton vdekjes: Dy aeroplanë rus për pak sa nuk u përplasën me aeroplanin presidencial (Video)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 19:22

Presidenti rus, Vladimir Putin është përballur me një rrezik për jetën e tij. Aeroplani Tu-134 nga flota ruse, e ku brenda ndodhej Putin, për pak sa nuk është përplasur me dy aeroplanë ushtarakë Su-27.

Kontrollorët e fluturimeve të aeroportit të Moskës, Vnukovo, bënë të mundur parandalimin e kësaj katastrofe, të cilët në momentin e fundit e kanë urdhëruar aeroplanin Tu-134 të ndërrojë drejtim.
Incidenti ndodhi më 4 shkurt mbi rajonin Tver, në veriperëndim të Moskës. Aeroplani Tu-134 që i përket njësisë speciale për fluturime “Russia”, që janë përgjegjës për transportimin e zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe presidentin dhe kryeministrin e Rusisë, ishte ngritur nga aeroporti Vnukovo, por fatmirësisht në të nuk ishte asnjë nga zyrtarët shtetëror por vetëm ekuipazhi i rregullt.

Aeroplani ishte nisur rreth orës 11 të mëngjesit në drejtim të Shën Petersburgut, dhe pas disa minutave fluturim është ngjitur në një lartësi prej 10.000 metra mbi fshatin Paçinok në rajonin Tver.

Autoritetet ruse bënë të ditur se dy aeroplanë ushtarak të tipit Su-27 që ishin ngritur nga baza ajrore Hatilovo, për të kryer fluturimet e rregullta trajnuese, gjithashtu në lartësinë e njëjtë sikurse Tu-134, ishin drejtuar drejt fshatit Paçinok.

Mediat ruse lajmëruan se kontrollorët e trafikut ajror në Vnukovo, vunë re se aeroplanët luftarakë ishin duke lëvizur me shpejtësi të madhe prej 1300 kilometra në orë derisa po i afroheshin aeroplanit presidencial, dhe menjëherë e kanë urdhëruar ekuipazhin e Tu-134 të ndërrojnë drejtim ose të zbresin paksa. Vetëm pak sekonda i ka ndarë aeroplanët drejt përplasjes së drejtpërdrejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat