Gashi: Përgjegjës për krizën është pushteti

Lajme

Gashi: Përgjegjës për krizën është pushteti

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 18:53

Arben Gashi nga LDK ka deklaruar se për zgjedhje duhet dialog, ai ka shtuar se liderët politik herët apo vonë do të ulën në tryezë politike me përfaqësues të pushteti.

Në emisionin Info Magazine, Gashi ka lënë dikë përgjegjës për krizën.

“Nëse duam zgjidhje duhet të ulemi e të bisedojmë. Deklaratat e djeshme të pjesëmarrësve në takim ishin më të ashpra pas takimit se para takimit. Kjo do të thotë se në takimin me presidenten nuk ka shkuar çdo gjë në rregull.

Ose nuk ka qenë i organizuar si duhet takimi ose brenda ka pasur shumë mospajtime. Sido që të shkojë situata, Haradinaj e Limaj nuk kanë qare pa u ul në tavolinë. Kjo do të duhej të ndodhte shumë më herët. Realisht, është dashur të ulen e të diskutojnë para se të nënshkruhen edhe marrëveshjet. Mospërfshirja e të gjithë akterëve politikë, na ka sjellë në një situatë të tillë.

Përgjegjësia e krizës bie mbi ata që janë në pushtet. Mirëpo nëse opozita vazhdon sjelljen arrogante dhe përjashton çdo variant të zgjidhjes, atëherë kjo kalon në diçka tjetër,” ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat