“Mos e shani Kryetarin Sokol Bashota në Facebook”

Lajme

“Mos e shani Kryetarin Sokol Bashota në Facebook”

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 18:10

Ndaj fyerjeve dhe sharjeve që qytetarët po i bëjnë kryetarit të Klinës, Sokol Bashotës në Facebook, ke reaguar asistenti i tij, Skender Behrami. Ai në një postim të bërë në profilin e Bashotës ka treguar se me këtë faqe menaxhon ai dhe ka thënë se kryetari nuk ka fare qasje në të.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

NJOFTIM

Të nderuar vizitorë të faqes së Facebook të Kryetarit Sokol Bashota. Ju njoftoj se menaxheri i kësaj faqeje jam unë Skender Behrami, asistent i kryetarit. Po ashtu ju bëjë me dije se Kryetari Sokol Bashota nuk ka qasje në menaxhimin e kësaj faqeje. Bashkë me këtë njoftim, shfrytëzoj rastin t`ju bëjë thirrje për kujdes dhe mirësjellje në komentet e shprehura në këtë faqe. Sharjet, fyerjet, tendencat për degradim personaliteti dhe të tjera të kësaj natyre nuk bëhen me pëlqimin tonë dhe të tillat ndalohen rreptësisht. Komentuesit që shërbehen më këto shprehje do të ju bllokohet qasja në këtë faqe të Facebook-ut.

Shumë respekt dhe nderime për ju. Skender Behrami

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat