Hashim Thaçi, njeriu që kërkoi ISIS-in në protestën e opozitës

Lajme

Hashim Thaçi, njeriu që kërkoi ISIS-in në protestën e opozitës

Nga: V.R. Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 16:53

Ministri i punëve të jashtme të Kosovës dhe zëvendës kryeministri Hashim Thaçi, ka ironizuar me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, pasi që sipas Thaçit, Ramush Haradinaj, përveçse ka dhënë shenja për marrjen e pushtetit, nuk është parë të jetë i shqetësuar për asgjë tjetër, gjatë takimit me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

“Siç e dini, ne sot kemi pasur takim në zyrën e presidentes. Të jeni të bindur se njerëzit e opozitës që kanë qenë brenda, dhe s’ka pasur shumë të opozitës, as që e kanë hapur gojën për Demarkacion dhe Asociacion. Ai ka folur vetëm për agjendë elektorale” ka thënë Thaçi.

Por anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se këto janë veë tendenca për t’a zbehë kauzën e vërtet të Opozitës, dhe se kryetari i partisë nga ai vjen, ështe shprehur me një analizë për situatën skandaloze në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat