Tentim për të demantuar kauzat e opozitës

Lajme

Tentim për të demantuar kauzat e opozitës

Nga: Mimozë Lakna Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 16:47

Derisa opozita e bashkuar vazhdon të mos e ndryshoj qëndrimin e saj sa i përket protestës së 17 shkurtit dhe rrëzimit të Qeverisë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me Presidenten Atifete Jahjaga, e ka quajtur kauzë false atë për të cilën po proteston opozita.

Sipas Kryeministrit Isa Mustafa, opozita, edhe përkundër dëmeve që ia shkaktoi vendit për një periudhë të gjatë, është më mirë të pranojë se kishte kauzë false e të kthehet në Kuvend.

“Më mirë është të pranohet gabimi se sa të insistohet në gabimet për ta dëmtuar vendin. Lidershipi nuk matet me atributet që liderët dhe vartësit e tyre ia përshkruajnë vetvetes por nga vlerësimi i qytetar për dhunën dhe plagët që po i shkaktohen Kosovës nga sjelljet e tilla. Kosova nuk e meriton dhunën. Policët e Kosovës, djemtë tanë, shumica luftëtarë të këtij vendi, nuk ka askush të drejtë ti gjuaj dhe ti plagosë me gurë e t’ua vë flakën me shishe molotovi”, është shprehur ai.

Mustafa, ka thënë se Kosovës i nevojitet opozitë demokratike, opozitë e argumenteve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat