Ky është opsioni i Naim Rashitit për dalje nga kriza!

Lajme

Ky është opsioni i Naim Rashitit për dalje nga kriza!

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 16:26

Analisti politik, Naim Rashiti ka dhënë opsionin e tij për dalje nga kriza politike. Ai këtë gjë e ka bërë në takimin e ftuar nga kryeministri Isa Mustafa me shoqërinë civile. Rashiti përmes një shënimi në Facebook ka thënë se Qeveria është e detyruar të bëjë kompromis me opozitën.

Shënimi i plotë:

Me e permbledh ate qe thash ne takimin e organizuar nga kryeministri me shoqerine civile. Ky komunikim i filluar eshte i vone dhe do te ishte dashur te fillonte shume moti. Qeveira (dy partite ne pushtet) nuk ka komunikuar me shoqerine civile e leje me me opoziten. Qeveria eshte e detyruar te beje nje kompromis me opoziten. Mandati dhe obligimet e tyre shkojne pertej zgjedhjes se Presidentit dhe vazhdimit te qeverisjes. Prej tyre kerkohet te qestohet situata dhe kthehet funskionimi normal i institucioneve. Kjo eshte pergjegjesi e atyre qe jane ulur ne karriken e kryeministrit, zv/kryeministri e kryetarit te parlamentit. Nese zgjidhjet kjo situate lehtesisht, meritat do te jene te tyre, nese shkaktohen trazira, pergjegjesia eshte poashtu e tyre.

Sa me shume qe qeveria vonohet ne gjetjen e kompromisit me e rende do te jete situata dhe me i madh do te jete cmimi per qeverine.

Kompromisi ne kete faze duhet te jete, suspendimi i vazhdimit te dialogut, punes per asociacionin dhe vendimi i qeverise per ta kthyer marreveshjen e demarkacionit apo vleresimit te saj permes ngarkimit te kuvendit apo komisioneve parlamentare per te komunikuar drejteperdrejt me qeverine dhe parlamentin e Malit Te Zi. Do te duhet te jete mjaftueshem per te filluar nje dialog me opoziten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat