​Dogana e Kosovës, e Italisë dhe Francës mbajn Seminar teknik

Lajme

​Dogana e Kosovës, e Italisë dhe Francës mbajn Seminar teknik

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 16:19

Dogana e Kosovës, Dogana Italiane dhe ajo Franceze, sot mbajtën një Seminar teknik mbi bashkëpunimin mes doganave dhe bizneseve. Seminari është zhvilluar përmes projektit të binjakëzimit ndërmjet tri doganave.

“Seminari kishte qëllimin që të informojë komunitetin tregtar mbi mundësitë e bashkëpunimit të ofruara dhe të parapara me standardet ndërkombëtare ku temat kryesore të trajtuara ishin: Statusi i operatorëve ekonomik të autorizuar, Procedurat e thjeshtëzuara dhe e drejta e pronësisë intelektuale”, thuhet në komunikatë.

Dogana e Kosovës njofton se hapjen e seminarit e bëri ambasadori italian në Kosovë, Andreas Ferrarese, i cili theksoi se“Komuniteti ndërkombëtar përkrah bashkëpunimin në mes të biznesit dhe administratës publike me qëllim që rritet zhvillimi ekonomik, derisa Dogana e Kosovës është një storie suksesi”.

Ndërsa, përfaqësues të ambasadës franceze në Kosovë ritheksuan se “projekti i binjakëzimit mes të tri administratave ka qenë shumë i suksesshëm, si dhe ka prodhuar rezultate konkrete”.

Nga ana e tij, drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafun a falënderoi Qeverinë e Francës dhe të Italisë për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar deri tani, sepse, sipas tij, ky projekt i implementuar ka prodhuar lehtësira në të bërit biznes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat