Tahiri: Asociacioni varet nga shuarja e strukturave paralele

Lajme

Tahiri: Asociacioni varet nga shuarja e strukturave paralele

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 15:30

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka folur për procesin bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se marrëveshja e arritur në gusht të vitit të kaluar për formimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, është vështirë të flitet për zbatimin e saj.

Në një prononcim për transmetusein publik, Tahiri ka thënë se krijimi i statuti të këtij asociacioni është çështje me të cilën duhet të merren institucionet e Kosovës dhe jo ato në Beograd.

“Statuti i AKS-së do të jetë valid, vetëm atëherë kur Gjykata Kushtetuese vlerëson se statuti është në përputhje me kushtetutën”, ka thënë Tahiri.

Ajo u ka bërë thirrje Qeverisë në Beograd që të ndërpres financimin e strukturave paralele.
“Sa më shpejtë që Serbia ndërprenë financimin e këtyre strukturave, aq më shpejtë do të jetë i mundshëm hartimi i statutit”, ka thënë Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat