Hoxhaj takoi ish Komisionarin për Zgjerim të BE-së, Fule

Lajme

Hoxhaj takoi ish Komisionarin për Zgjerim të BE-së, Fule

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 15:21

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ish Komisionarin për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, Hoxhaj dhe Fule kanë biseduar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si një nga parakushtet drejt integrimit të Kosovës në familjen evropiane.

“Sot pata kënaqësinë ta takoj në Prishtinë mikun dhe ish Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Štefan Füle, tani në një funksion të ri – atë të përfaqësuesit të Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për sfidat e Kosovës dhe BE-së në muajt e vitet që po vijnë, e veçmas rëndësinë e liberalizimit të vizave për kosovarët si një nga parakushtet drejt integrimit të Kosovës në familjen evropiane. Çekia mbetet një mbështetëse e parezervë për këtë proces. E falendërova për rolin e tij vendimtar në hapjen dhe mbylljen e negociatave të Kosovës me BE-në për MSA-në”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat