Thaçi: Një mandat është pak, më shumë se dy janë tepër

Lajme

Thaçi: Një mandat është pak, më shumë se dy janë tepër

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 13:08

(E plotësuar) Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, ka thënë se do të lirohet prej të gjitha detyrave politike dhe do të fokusohet në ushtrimin e rolit dhe përgjegjësive në mënyrën sa më të mirë të mundshme në Presidencën e Shtetit.

Ai ka thënë se një mandat është pak, kurse më shumë se dy janë tepër.

Gjithashtu, Thaçi e ka vlerësuar edhe pjesëmarrjen e djeshme të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në takimin e liderëve politik, duke thënë se vetëm me dialog mund të zgjidhen krizat dhe mosmarrëveshjet politike.

Thaçi-Opozitës: Ne po bisedojmë me Beogradin, pse mos të dialogojmë mes vete!

Zv.kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi ka thënë se subjektet politike në Kosovë duhet të ulen dhe të bisedojnë mes vete për të zgjidhur krizën politike në vend. Ai thotë se i beson frymës së dialogut i cili do ta jap rezultate pozitive.

“Ne kemi konstatuar se deri porsa ne ulemi dhe diskutojmë me autoritet e Beogradit pse mos të ulemi mes vete. I kemi besuar frymës së dialogut se mund të ndodhë dhe të jap rezultate pasi që kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën”, është shprehur ai në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile që për temë ka tejkalimin e krizës politike në vend.

Ndërsa për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ai theksoi se kjo marrëveshje është marrëveshje e vullnetit të mirë, e bazuar në të gjitha dokumentet relevante nëpër të gjitha proceset politike që ka kaluar Kosova.

“... Kushtetuta e ’74-ës, marrëveshja e Kumanovës. Nuk do të ratifikohet pa u qartësuar çdo imtësi. Janë respektuar hartat e NATO-s. Çdo qytetar që ka vërejtje, le të paraqitet dhe kjo çështje rregullohet për një minutë”, u shpreh Thaçi.

Thaçi i bindur se do të bëhet President: Do t’i shërbej të gjithë qytetarëve

Zëvendëskryeministri Ministri i jashtëm Hashim Thaçi është i sigurt në ambicien e tij për të marrë postin e kreut të shtetit. Ai këtë e ka bër të ditur gjatë një takimi të Qeverisë me shoqërinë civile.

“Vet respektimi i Kushtetutës është konsensus. Nuk duhet të nisemi nga prejudikimet, nuk e kam nevojë jetike të jesh a të mos jesh... në kuptimin e karrierës politike. Do t’i kryej obligimet kushtetuese dhe do t'i kryej obligimet ndaj qytetarëve” ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat