Die Zeit: Iniciativa johumane e populistëve të SVP-së zvicerane

Lajme

Die Zeit: Iniciativa johumane e populistëve të SVP-së zvicerane

Nga: Fitim Dika Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 11:28

Gazeta kulturore gjermane, Die Zeit, ka shkruar një artikull sa i takon iniciativës së partisë ekstreme të djathtë, SVP, e cila parasheh dëbimin e të gjithë të huajve të cilën janë të dënuar në Zvicër. Kjo statistikë deri tani ka qenë nje më 50, ndërsa mund të shkojë deri në një me 22, ndërsa SVP kërkon një me 11. Për më tepër lexoni artikullin e sjellur vetëm nga Bota sot.

SVP kundër gjithë Zvicrës. Kundër të gjitha partiave dhe qytetarëve, kundër kishës, organizatave jo qeveritare, lidhjeve të Fallangës (ushtria), dhe kundër një numrit të madh të gjyqtarëve në Zvicër. Dhe - bile kundër drejtorëve juridik të kantonit të vet. Kështu e promovojnë ata iniciativën "Durchsetzung", që kanë mbetur edhe tre javë nga votimi i 28 shkurtit.

Nëse votohet për iniciativën e SVP, atëherë secili i huaj që ka kryer krime Pa Nëse, Por dhe Pa Verifikim të detajuar të fakteve, do dëbohet prej të nesërmen, pra 29 shkurt.

Megjithatë çfarë do ndodh nëse një francez, një shqiptar nga Kosova ose një turk do kryejë ndonjë shkelje ligjore?

Disa shembuj nga Statistika dhe Praksa.

Një në 50 duhet të përjashtohet. Kush ka një vepër penale me vendim gjyqësor prej një viti ose më tepër heqje lirie, pavarësisht nëse i plotëson kushtet ose jo, humb të drejtën e qëndrimit në Zvicër. Nëse personi i tillë, ka ndonjë pjesëtar të familjes, përshembull një grua ose fëmijë, kufiri qëndron prej 18 deri në 24 muaj. Me ndonjë ndihmë juridike, ka lehtësimi për brezin e dytë (secondos). Ata do dëbohen vetëm në raste ekstreme.

Kur Christoph Blocher thotë se deri tani askush nuk është dëbuar, është e pavërtetë. Në 2014 u dëbuan 481 të huaj që kishin shkelur ligjet zvicerane, shkruan Nordwestschweiz. Kjo është sa një e 50-ta e kriminelëve të huaj.

Prej sot vlen për brezin e dytë ky ligj! Një burrë 31 vjeçar nga Maqedonia, që ka lindur dhe është rritur në Zvicër, me një fëmijë një vjeçar dhe një bashkëshorte zvicerane, ka kryer gara ilegale me automobila, pa dëmtuar ndokënd. Çfarë do ndodh me të pas 28 shkurtit, nëse votohet për?

Po, ai rrezikon ndjeshëm qëndrimin në Zvicër, pavarësisht se ai mezi flet shqipen dhe kurrë nuk ka jetuar në Maqedoni. Gjyqi e sheh reale, që ky person “mund të adaptohet në vendin e origjinës së prindërve”.

Nëse e dashura vendos të qëndrojë në Zvicër, mund të kontaktojë me të përmes internetit dhe Skype.

I sëmurë psiqik: Përjasht! Çfarë ndodh nëse një 51 vjeçar turk, i cili, ka jetuar 20 vjet në Zvicër, që kurrë nuk ka marrë ndihmë sociale për ka rënë në depresion?

Psikiatri i tij, e ka paraqitur si baba “strikt, duke bërë çështë e mundur që tre fëmijët e tij të integrohen në Zvicër”. Megjithatë vajza e tij ka eksperimentuar me drogën, duke e mërzitur skajshëm të atit dhe ky i fundit e godet për spital vajzën. Ai dënohet me dy vjet heqje lirie dhe nga gjithë aktivitetet shtetërore.

Babai L. bie në depresion, ka tentuar disa herë të vetëvritet, ndërsa vazhdimisht merr pjesë në seancat psikiatrike. Vajza e tij mban përgjegjësi për të atin, ndërsa nëna shqetësohet se kush do kujdeset për ta nëse degdiset kryefamiljari.

Ai tani duhet të dëbohet nëse votohet për iniciativën e SVP. Turku nuk ka pasaportë zvicerane.

Çfarë do ndodh patjetër në 28 shkurt: Votohet ose jo iniciativa e SVP, procedurat e rënda penale, me dënime prej pesë deri në 15 vjet, duhet të rishqyrtohen dhe do rriten deri në 20 vjet heqje lirie.

Zyra për Statistika në Zvicër tregon se në të ardhmen jo 450 persona, por 4000 brenda një viti duhet të largohen nga Zvicra. Një në 22 kriminelë të huaj.

Kjo nuk kënaq SVP. Kjo dëshiron ligjet e reja, të iniciativës së saj, që do mundësonte dëbimin e 10.000 të huajve për një vit ose një në njëmbëdhjetë të huaj që kanë vepra penale.

Dhe kjo vetëm, nëse ai nuk i ka paguar ndaj shtetit shtesat fëmijërore ./ Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat