Doda: Ia shpëlamë duart e gjakosura Ledi Makbethit

Lajme

Doda: Ia shpëlamë duart e gjakosura Ledi Makbethit

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 11:13

Deputetja Mesila Doda reagoi pas intervistës së mbrëmshme në emisionin “Dritare” të Nexhmije Hoxhës.

E veja e diktatorit ka rindezur edhe njëherë debatin për krimet e komunizmit në vend.

“Si përfundim, a mendoni ende që ky vend nuk ka nevojë për dekomunistizim?

Precedenti i parë i pandëshkueshmërisë në këtë vend është xhelati dhe xhahili i motit i veshur me pushtetin e sodit. Krimi dhe korrupsioni i sotëm e kanë alibinë me vete, qysh kur vrasësit i bëmë zonja e zotnij, ia pastruam fytyrën dhe ia lamë duart e gjakosura…

Të mjerët ne… Ne ishim të vetmit që ia shpëlamë Ledi Makbethit duart e gjakosura”, shkruan Mesila Doda në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat