Ja disa fakte për komunën e Sokol Bashotës

Lajme

Ja disa fakte për komunën e Sokol Bashotës

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 11:04

Sokol Bashota sivjet e ka nisur gjysmën e dytë të mandatit të tij të tretë në krye të komunës.
Komuna me mbi 40 mijë banorë ka probleme me ujë të pijshëm. Një fabrikë uji e përuruar kohë më parë nuk i ka zgjidhur hallet e qytetarëve për të cilët bartja e ujit me bidonë është ‘sport’ i zakonshëm, sidomos gjatë verës.

Për opozitën, kryetari i komunës ka punuar jo në bazë të prioriteteve të që ka komuna. Në debatin “Jeta në Komunë”, opozitarët në asamblenë komunale nxorën kritika ndaj Bashotës për përqendrim të 1.7 milion euro të buxhetit në rregullimin e sheshit të qytetit, ndërkohë që përveç mungesës së ujit, Klina ka një shkollë fillore (shkollën “Ismet Rraci”) në gjendje të mjerueshme, gati të shembet.

Ja disa fakte të shpejta për komunën e Klinës:

1. Në vitin 2015 është përuruar fabrika e ujit të pijes në Klinë por qytetarët e Klinës nuk pinë ujë të ujësjellësit “Hidrodrini”

2. Instituti i Shëndetit Publik në 186 analiza të bëra për kualitetin e ujit në Klinë vitin e kaluar ka konstatuar se 86 prej tyre nuk I përmbushin standardet ose 52% e ujit në Klinë është i ndotur.

3. Në vitin 2011, 4 asamblistë ia kishin ndarë vetes 4 banesa sociale. Pas presionit publik, kryetari i Komunës Sokol Bashota ka hequr dorë nga banesa që e kishte ndarë për vete me vendim të Kuvendit Komunal. Edhe nënkryetari Enver Berisha ka hequr dorë nga banesa e ndarë nga Asambleja e Klinës.

4. Sokol Bashota ka blerë një makinë zyrtare “Range Rover” për 70.000 euro në vitin 2009. Në maj të vitit 2015 kjo makinë është dërguar në riparim që kushton 10 mijë euro. Makina është ende jashtë përdorimit.

5. Komuna e Klinës u kërkuar nga 100 euro bizneseve të komunës si ‘kontribut’ në organizimin e Ditës së Çlirimit në 2015.

6. Pas konstatimeve të Raportit të Auditorit për konflikt interesi, Kryetari Bashota ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Klubit të futbollit “Dukagjini” dhe festivalit “I Këndojmë Lirisë”.

7. Komuna e Klinës pritet të bëhet me tri shkolla të reja në fshatrat Kpuz, Përçevë e Jashanicë.

8. Buxheti i Komunës së Klinës është rreth 8 milionë euro.

9. Shkolla fillore “Ismet Rraci” është në gjendje të mjerueshme. Drejtori i shkollës thotë shkolla po shembet.

10. Rruga “Osman Krasniqi”, vetëm 100 metra larg ndërtesës së komunës, ka mbetur e paasfaltuar tash e 16 vjet.

11. Shtrati i lumit Drini në Klinë mbetet i pa ndërtuar dhe i ndotur nga ujërat e zeza.

12. Komuna e Klinës pas tetë vitesh ka vendosur t’i shpërndajë bursat për studentët e saj.

13. Kryetari i Klinës Sokol Bashota ende banon me familjen e tij në Prishtinë.

14. Gjatë këtij mandati, nënkryetari i Komunës Enver Berisha dhe asamblistja Shukrije Shala kanë kaluar nga AAK-ja në PDK.

15. Ish-Asamblisti i PShDK-së, Prend Buzhala, ka bërë koalicion me PDK-në dhe është emëruar ushtrues I detyrës së drejtorit të shkollës në fshatin Qabiq. Në vend të tij në asamble erdhi Petrit Palushaj, por ai mbeti si asamblist opozitar.

16. Objekti i banesor i mikut të kryetarit, Burim Marmullarit shqetëson banorët përreth. Komuna thotë se ai objekt I plotëson kriteret urbanistike.

17. Klina ende nuk ka stacion të autobusëve.

18. Iniciativa Qytetare e Klinës ka aderuar në PDK gjatë këtij mandati.

19. Komuna e Klinës ka ndërtuar një çerdhe të re të premtuar gjatë këtij mandati.

20. Komuna e Klinës ka vetëm një drejtore femër. Drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport drejtohet nga Kristina Lazri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat