Babai i pjestarit të AKI-së, i akuzuar për korrupsion

Lajme

Babai i pjestarit të AKI-së, i akuzuar për korrupsion

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:45

Ditë më parë, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, ngriti aktakuzë kundër katër të pandehurve me inicialet B. A., V. Sh, M. Sh dhe Sh. H, pasi të njëjtit dyshohet se në cilësinë e inspektorëve ndërtimorë, në periudhën kohore 2013-2014, kishin keqpërdorur autoritetin zyrtar me qëllim përfitimin personal apo për personin tjetër.

Ndërsa, lajmi mëson se njëri nga të akuzuarit është babai i një inspektori të AKI-së.

Emrat e të dyve janë të njohur për redaksinë.

Ky burim i ka thënë lajmit, se personi i akuzuar, djali i të cilit është pjestar i AKI-së, në Gjilan përdorte autoritetin e institucioneve ku punonte ai dhe djali i tij, duke u lejuar personave të caktuar që të ndërtonin edhe atëherë kur ata nuk posedonin lejën e plotë të ndërtimit.

Mësohet se pikërisht deklarata të tilla nga qytetarët në organin e akuzës, kanë bërë që të ngritet aktakuzë për të dhe tre kolegët e tij.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ditë më parë nëpërmjet një komunikate për media ka inkurajuar veprimet ligjore ndaj katër inspektorëve komunalë ndaj të cilëve Prokuroria Themelore në Gjilan ngriti aktakuzë, si dhe ka qartësuar se të njëjtit ishin pjesë e qeverisjes së shkuar komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat